3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

KUSH E KRIJOI GJITHËSINË? – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

Kush i ka caktuar lëndët e para në sasi të mjaftueshme, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat e çdo qenie të gjallë? Kush i ka përcaktuar sasitë e këtyre lëndëve të cilat i përgjigjen atij, i cili jeton nga ato? Kush i ka krijuar këto lëndë të para, farat. ujin, tokën pjellore për rritien e bimëve dhe kafshëve, dritën e Diellit, dioksidin,karbonin, fabrikat e gjelbërta? Kush i dha me bollëk? Çfarë do të ndodhte sikur Toka të ishte krijuar pa njërën nga lëndët e përmendura?

I Lartësuari ka thënë:“Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj).” (41:10)

Sikur të ishte zmadhuar shtresa sipërfaqësore e Tokës për disa kilometra, do të ishte konsumuar oksigjeni, i cili është tani i pranishëm për krijimin e shtresës shtesë të korës së Tokës dhe atëherë nuk do të kishte as bimë, as kafshë, por, as dioksid karboni. Në mbarë botën në ujë gjendet 88,8% oksigjen, kurse tjetrit – mbetja është hidrogjen.

Sikur, sasia e hidrogjenit të ishte dyfishuar gjatë ndarjes së Tokës, atëherë nuk do të kishte oksigjen dhe uji do ta kishte mbuluar çdo pikë të Tokës. Sikur dita të zgjatej për dhjetë gjatësi të tashme, Dielli do t’i shkrumonte të gjitha bimët në Tokë, andaj, kush është ai cili e ka përcaktuar gjatësin e natës dhe ditës në Tokë, me, aq sa është e nevojshme për jetë! Duhet ta dimë që në disa planete, dita është dhjetë herë më e gjatë se te ne, kurse në disa vende të caktuara, është përherë ditë, e në disa përherë natë.

“Thuaj sikur All-llahu ta bënte natën të përhershme (t’ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç’mendoni, cili zot pos Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh”. Thuaj: “Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot pos All-llahut do tju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?”.” (28:71,72)

Kush e përcakton lëvizjen e Tokës rreth Diellit. duke u kujdesur mbi ndriçimin e Diellit në atë masë sa është i nevojshëm për bimët dhe për çdo gjallesë që është në Tokë. Po sikur Dielli të largohej nga ne, për gjysmë largësie që është në mes nesh dhe Diellit, do t’ishte e ngrirë çdo gjë e giallë po nëse do të ishte afruar aq, do të digjej çdo gjë e gjallë.

Kush e ka organizuar prodhimin e bimëve që të mund të merrnin me lehtësi lëndët e para? Kush i bartë deri tek ato këto lëndë të para? Kush e transferon ujin nga avulli, e ngrit, e kondenson, i krijon retë, e lëshon, e tubon dhe e bartë në vendin ku gjenden pompat e rrënjës së bimëve?

Kush e vuri bimën në shërbim dhe e detyroi të bëjë lëndë te jashtëzakonshme (dhe me vlerë të madhe) dhe që nuk mund të vlerësohen, të cilat i përshtaten ushqimit të kafshëve dhe njerëzve (proteinat, amidonet, yndyrërat, vitaminet dhe kripërat).

I Lartësuari ka thënë:“Kush është ai që ju ushqen, po që se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.” (67:21)

SHKEPUTUR NGA LIBRI “NJESHMERIA E KRIJUESIT”

AUTOR ABDUL MEXHID AZIZ EL-ZINDANI.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit