Këto cilësi dhe këto vepra janë të nevojshme për besimtarin në përgjithësi, dhe në veçanti në kohë të kaosit, konfliktit, dhe sprovave të mëdha.
Ata kanë nevojë për reformim të plotë të vetes së tyre, përkundër pranisë së asaj përbrenda tyre e cila thërret në kaos dhe çoroditje.
Dhe ata po ashtu kanë nevojë që të përmbushin obligimet e tyre me anë të urdhërimit të të tjerëve në atë që është e mirë dhe ndalimit të tyre prej asaj që është e keqe aq sa kanë mundësi.
– Të dyjat këto obligime përmbajnë vështirësi të mëdha siç kemi parë, ndonëse janë të lehta për ata për të cilët Allahu i ka bërë ato të lehta.
– Kjo është sepse Allahu i ka urdhëruar besimtarët që të kenë besim dhe të bëjnë vepra të mira, dhe i ka urdhëruar ata që t’i thërrasin njerëzit dhe të përpiqen me ta që të sjellin besimin dhe praktikimin e veprave të mira.
Dhe Allahu u ka premtuar atyre ndihmën e tij në këto aktivitete.
Allahu thotë në Kuran:
“Dhe Allahu me siguri do t’i ndihmojë ata të cilët e ndihmojnë Atë (d.m.th. kauzën e Tij), dhe vërtet Allahu është i fortë, i fuqishëm. Ata të cilët, nëse Ne ju japim autoritet në tokë e falin namazin, paguajnë zekatin, urdhërojnë në tërë atë që është e mirë. Dhe tek Allahu është përfundimi i të gjitha çështjeve.” (Kur’an 22:41)
“Vërtet, Ne do t’i përkrahim Pejgamberët Tanë dhe ata që besojnë në jetën e kësaj bote, dhe në ditën e prezentimit të dëshmitarëve. (d.m.th. në Ditën e Gjykimit)“. (Kur’an 40:51)
“Allahu ka shpallur dekret: “Unë dhe Pejgamberët e Mi do të jemi fitimtarë. Vërtet, Allahu është i fuqishëm, që ka mundësi për çdo gjë.” (Kur’an 58:21)
“Vërtet, forcat tona do t’i mposhtin ata.” (Kur’an 37:173)
Shejh islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë!
/Mesofenetende