Delegacioni i Kryesisë së BIK-ut, vizituan Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë
Delegacioni i Kryesisë së BIK-ut, i përbërë nga shefi i kabinetit Besim ef. Mehmeti, zv.sekretari Rexhep ef. Luma dhe zv.kryeimami Fatmir ef. Iljazi, vizituan Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, me ç ‘rast në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Myftiut Tërnava përcollën ngushëllimet më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të emirit të Kuvajtit, Sheikh Nevaf al Ahmet al Xhaber al Sabah.
Delegacioni në këtë takim u prit nga z. Khaled Ahmed al Shami, zv.ambasador i shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, si dhe nga ambasadori i shtetit të Katarit, z. Jabir bin Ali al Dosari.
Ambasadori Al Shami e vlerësoi lart këtë vizitë, duke rikujtuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira të Ambasadës së Kuvajtit me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Në librin e homazheve, shefi i kabinetit shënoi:
“Me ndarjen nga jeta të emirit të Kuvajtit, sheikut Nevaf al Ahmet al Xhaber al Sabah, populli i Kuvajtit humbi njërin nga udhëheqësit më të shquar të tij.
Ai ishte njeri i urtë, bamirës dhe ndihmëtar i popujve në nevojë në mbarë botën.
Lusim Allahun xh.sh. ta mëshirojë dhe ta bëjë nga banorët e xhenetit!”