8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

U promovuan veprat e Myftiut Naim ef. Tërnava

Më të lexuarat

Prishtinë, më 21 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka promovuar sot veprat e tij, “Besimi Islam” në dy vëllime, “Shkenca e Imul Kelamit” dhe “Ligjërime për fenë dhe atdheun 3”.

Autori në veprën “Bazat e besimit” dhe “Shkenca e Ilmul Kelamit”, trajton temat e shkencës së Akaidit, të cilat janë vetë baza mbi të cilën ngrihet Islami me mësimet e tij, të cilat kanë të bëjnë direkt me jetën e njeriut në këtë dhe botën tjetër.

Ndërsa, autori në botimin tjetër “Ligjërime për fenë e atdheun”, paraqit punën, aktivitetet dhe qëndrimet tij si prijës i Bashkësisë Islame Kosovës.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Reisul Ulema, Shaqir ef. Fetahi, cmoi lart kontributin e Myftiut Naim ef. Tërnava, në veçanti edhe me botimet e tij.

Botimet që u promovuan sot u vlerësuan jashtëzakonisht lart edhe nga zv.myftiu i Malit të Zi, Omer Kaloshaj dhe aktivisti, Burhan Fili.

Redaktorët tregojnë rëndësinë e këtyre botimeve. Ata thonë se këto vepra shpejgojnë bazën e fesë islame si dhe të kuptuarit e drejtë të Islamit.

“Gjatë shfletimit të këtij libri, do të shohim copëza historie, fjalime me karaktere fetare, adresime të ndryshme në kohë dhe rethana historike, ndaj me plot të drejtë mund të themi, se këto fjalime dhe adresime të Myftiut, do të mbeten pjesë të historisë sone më te re, dhe vetëm pas disa vitesh e mbase edhe dekadash, këto ide dhe vizione të tij do të vlersohen e çmohen edhe më shumë, për shkak të qëndrueshmerisë së tyre, sepse janë qëndrime të drejta, të cilat nuk i shkeli koha e as rrethana” – tha ndër të tjera prof. Sabri ef. Bajgora.

“Unë nuk mund të flas më shumë sesa është botuar në këto vëllime, por mund të them dhe marrë të drejtën që këtë vepër të shpalli kryevpër të fushës së Akaidit, për arsye se cdo gjë që e meriton është e shkruar dhe e prezentuar në këto botime”, citoi prof. Faredin Ebibi.

“Një fillim i tillë, lexuesit i ofron një qasje më të përafërt në renditjen e tematikave me karakter besimor, duke filluar nga gjeneza e Fesë, për të shpjeguar pastaj bazat e besimit islam si dhe për të vazhduar tutje me shtjellimin e kuptimit të drejtë dhe të zhdrejtë të këtyre tematikaveQysh nga fillimi i librit gjejmë shpjegimin dhe trajtimin e relacionit njeri – besim, gjegjësisht nevojës njerëzore për të besuar në Zotin një. Këtu autori trajton konceptin e shpalljes, nga e cila rrjedh thirrja për besim. Shpallja si forma e veçantë e kontaktit në mes të hyjnorës dhe njerëzorës, në libër trajtohet si koncept që ndërlidh rolin e pejgamberisë në iluminimin e njerëzimit, kur ajo paraqitet si rrugë që në bazë të lirisë së përzgjedhjes, njeriu shpreh vullnetin e vet, të jetë i rreshtuar konform urdhërave të Zotit Krijues, drejt rrugës së amshueshmërisë”, tha dr. Bahri Hoxha.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, thotë se këto botime i adresohen audencës shqiptare dhe atyre që duan të analizojnë. Ai thotë se këto botime përmbajnë tema të ndjeshme pas një izolimi diktarioal dhe të pushtuar në të cilin kaloi Kosova.

“Temat e shkencës së Akaidit, të trajtuara në librin e parë “Bazat e besimit” dhe librin tjetër “Shkenca e Ilmul Kelamit”, janë vetë baza mbi të cilën ngrihet apo ndërtohet Islami me mësimet e tij, të cilat kanë të bëjnë direkt me jetën e njeriut në këtë dhe botën tjetër. I shtyrë nga kjo, them këtu para jush se edhe këto tre libra që sot i kemi para vetes janë ndërtuar në këtë frymë të shtjellimit dhe shpjegimit, të përgjigjeve të shumta, të cilat e mundojnë dhe e shtynë njeriun në mendime të thella. Në fenë tonë islame, argumenti është baza mbi të cilën ngrihet vepra, andaj edhe shumë përgjigje janë argumentuar me ajetet nga Kurani e hadithet e Muhamedit a.s., dhe nga mendimet e shumta të kolosëve të mëdhenj, të cilët shtjelluan tema të ndryshme e të shumta, dhe të cilët na mundësuan që sa më mirë t’i kuptojmë problematikat me të cilat merret kjo shkencë.”

Sipas autorit të botimeve, kjo punë është rezultat i më shumë se katër dekadave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit