0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vuçiç, me përbetimin e radhës për Kosovën

Më të lexuarat

Millosheviçisti në krye të Serbisë duke ndërtuar mitin e heroit përballë Perëndimit

Presidenti serb ka përcjellë përbetimin e radhës për Kosovën, duke thënë se nuk do e njohë atë dhe këtë qëndrim jua ka thënë në sy një tresheje europiane.

“E kam thënë tashmë një mijë herë që nuk do ta bëj dhe këtë e kam thënë në vendet më të vështira. Këtë ia thashë në fytyrë Scholz, Macron dhe Melonit. Ishin aty edhe Michel, Borrell dhe Lajcak. E thashë para të gjashtëve, ua kam thënë këtë edhe më herët”, tha së fundi Vuçiç, një politikan që vjen nga epoka Millosheviç, një millosheviçist në thelb, me brumosje politike pikërisht në kohën e shpërthimit të madh nacionalist serb që çoi në lufta e krime.

Këtë deklarim ai e bëri duke pritur nxënës serbë të shkollës “SvetiSava” në Zveçan.

Ai tha se nuk do të firmosë asnjë marrëveshje me Kosovën, pavarësisht këmbënguljes së ndërkombëtarëve. Për këtë tha se e ka për detyrë si president që t’i shpjegojë popullit serb për pasojat që do ta presin vendin në ditët e javët në vijim, që ai e pranon se do të jenë të vështira.

“Populli i Serbisë duhet ta dijë se do të kemi pasoja”, theksoi Vuçiç, duke shtuar se nuk do thyhet nga presioni. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit