8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

U mbajt programi i titulluar “Dashuria ndaj vatanit është pjesë e imanit”

Më të lexuarat

U mbajt programi i titulluar “Dashuria ndaj vatanit është pjesë e imanit”

Për nder të festës së 28 Nëntorit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Malishevës, organizoi manifestim kulturor-fetar kushtuar kësaj dite. “Dashuria ndaj vatanit është pjesë e imanit”, u titullua manifestimi, në të cilin morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, komandant Çeliku, z. Fatmir Limaj, hoxhallarë dhe qytetarë të shumtë.

Në hapje të këtij manifestimi, kryetari i Këshillit të BI-së së Malishevës, Sead ef. Paqarizi, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje.

Ligjëratën kryesore rreth dashurisë ndaj vatanit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Ai foli për dashurinë që duhet ta ketë besimtari për atdheun e tij. “Atdheu është vendi në të cilin kemi lindur dhe në të cilin jetojmë. Atdheu është toka në të cilën morëm frymën e parë dhe në të cilën jetojmë dhe në të cilën do të kalojmë pjesën tjetër të jetës, ndaj duhet ta duam atë. Besoni se atdheu ynë është më i miri dhe më i bukuri. Atdheu im ka një diell të ngrohtë, ajër të pastër, ujë të freskët, shira të mrekullueshëm, përmban peizazhe të ndryshme natyrore të maleve, luginave, lumenjve, dhe pamjeve të tjera natyrore që rrisin lidhjen tonë me të, dashurinë tonë për te dhe na shtyjnë drejt mbrojtjes, ruajtjes dhe konsiderimit të tij si një nga thesaret e botës së pashtershme. të nderuar të pranishëm: Më i bukur se atdheu është vetëm atdheu im” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Me nga një fjalë përshëndetëse, të pranishmit i përshëndetën edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati dhe Komandant Çeliku, z. Fatmir Limaj.

Programi u përmbyll me pikat artistike, të interpretuara nga Egzon Ibrahimi dhe Basri Lushtaku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit