15.8 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Nuk di përshkrim më të madh për ta përkthyer në praktikë të qenët i kënaqur me kaderin e Allahut se qëndrimin e këtij burri! – Video

Më të lexuarat

Ky burrë i pikëlluar që tha fjalën “shpirti i shpirtit” është me të vërtetë mal i patundur dhe unë besoj me bindje të plotë se kjo pamje ishte mrekulli nga mrekullitë e Allahut në këto ngjarje..
Pejgamberi -alejhi selam- ka thënë: “Nuk i është dhënë dikujt dhunti më e mirë dhe më e gjerë se durimi”, Kjo tregon se Durimi është begati dhe dhunti hyjnore që Zoti ua zbret nga qielli robërve të Tij.

Dhe ne kur shikojmë këtë njeri të durueshëm, falënderues, duke lavdëruar dhe duke thënë ‘të Allahut jemi e tek Ai do të kthehemi, atëherë ne besojmë me siguri se Zoti ka hapur dyert e qiellit dhe ka zbritur dhuntitë nga thesari i Tij i pashtershëm, kështu që i ka furnizuar këta njerëz me furnizim prej Tij-subhanehu ue teala-…
Ai u jep durim, ua lidh zemrat me lidhjen e besimit dhe ua ftoh zjarrin e çdo fatkeqësie që i godet, duke e bërë atë të ftohtë dhe të qetë mbi ta.

BESOVA NË ALLAHUN!

Ebu Hasani tregon: “I thashë Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Mua më kanë vdekur dy djem, andaj çfarë më tregon prej fjalëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ, ashtu që të na i qetësosh shpirtrat me durim për të vdekurit tanë?”

Ebu Hurejra pohoi dhe tha: “Fëmijët që vdesin të vegjël, do të jenë të vegjlit e Xhenetit. Ndonjëri prej tyre e takon babanë e vet, – ose tha: dy prindërit, – dhe e kap për rrobe, – ose tha: për dore, – kështu siç po e kap rrobën tënde për skaji. Fëmija nuk e lë, – ose tha: nuk ndalet, – derisa Allahu ta futë atë dhe babanë e tij në Xhenet.” (E shënon Muslimi)



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit