5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet marrja e të Dërguarit (salallahu alejhi ve selem) për ndërmjetësues tek Allahu?

Më të lexuarat

Pyetje: I nderuari hoxhë! Cila është dispozita islame për marrjen e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) si ndërmjetësues ndërmjet nesh dhe Allahut xh.sh.?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Së pari, përgjigjja në këtë pyetje kërkon disa sqarime shtesë: Nëse me ndërmjetësimin nënkuptohet pasimi i të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem), apo dashuria ndaj tij, apo nënshtrimi ndaj urdhrave të tij, apo lënia e ndalesave të tij dhe dorëzimi i sinqertë vetëm në adhurimet ndaj Zotit xh.sh., atëherë në tërësi ky është islami. Dua të them, kjo është feja e Allahut me të cilën kanë ardhur të gjithë Pejgamberët, pasimi i të cilëve është detyrë e çdo njeriu të mençur e të moshërritur. Mirëpo, nëse i Dërguari (salallahu alejhi ve selem) merret si ndërmjetësues duke iu drejtuar me lutje, duke kërkuar ndihmë prej tij, duke i bërë lutje atij me qëllim që të arrihet fitorja ndaj armikut, duke kërkuar nga ai që të shërohen të sëmurit, atëherë kjo është feja e Ebu Xhehlit, respektivisht e ngjashme me të që adhurojnë idhuj. Një lloj i këtillë i ndërmjetësimit është shirk i madh.

Pra, marrja e këtillë e ndërmjetësimit është shirk i madh pa marrë parasysh ata prej të cilëve kërkohet ajo që u përmend, janë pejgamberë, evlija, xhinë, engjëj, drunj, gurë apo statuja.

Ekziston edhe lloji i tretë i marrjes së ndërmjetësimit, që është i njohur si ndërmjetësim sipas pozitës (autoritetit) të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) pra, me personalitetin dhe me autoritetin e tij. Për shembull, nëse njeriu në lutjen e tij thotë: “Allahu im! Po të lutem Ty me Pejgamberin Tënd, me të drejtën e Pejgamberit Tënd, me autoritetin e evlijasë dhe të njerëzve të mirë…” e të ngjashme. Ky lloj i ndërmjetësimit është bidat (risi) që ia hap rrugën shirkut dhe është orientim drejt tij. Andaj, ky lloj i ndërmjetësimit nuk lejohet që të kryhet, pa marrë parasysh a bëhet me të Dërguarin (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) apo me dikë tjetër, sepse këtë nuk e ka caktuar Allahu xh.sh. Është e njohur se adhurimet rreptësishtë janë kufizuar vetëm në atë për të cilën ekziston argument në Sheriat. (Sa i përket njeriut të verbër që gjatë jetës të të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) kishte ardhur të kërkojë prej tij duke e lutur Allahun xh.sh. që t’ia kthejë shikimin, atëherë kjo nuk është marrje e ndërmjetësimit me autoritetin e të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) apo me pozitën e tij te Allahu, siç vërehet nga vetë konteksti i hadithit, të cilën e kanë sqaruar dije- tarët muslimanë). Përndryshe, kjo është e lejuar të kërkohet prej cilitdo njeri që është i gjallë, për shembull t’i thuash vëllait, babait apo dikujt tjetër për të cilin mendon se është besimtar i devotshëm: “Lute Allahun që të më shërojë prej sëmundjes… që të ma kthejë shikimin… që të më japë pasardhës të hairit… që të më…

Ky lloj i kërkimit prej dikujt që është gjallë, e kam fjalën, të lutet për ty, është e lejuar sipas mendimit të të gjithë dijetarëve muslimanë.

Shejh ibën Bazi
Marr nga libri “Fetvatë e dijetarëve të haremeve”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit