2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri i Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare i Sulltanatit të Omanit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 16 nëntor 2023

Me ftesë të ministrit të Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare të Sulltanatit të Omanit, dr. Muhamed al Maamari, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, po qëndron për vizitë zyrtare në Oman. Kjo është vizita e dytë e Myftiut të Kosovës në Sulltanatit e Omanit.

Myftiu Tërnava u prit nga ministri i Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare, shkëlqesia e tij, dr. Muhamed al Maamari.

Ministri Al Maamari, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, e më pas shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë që ai drejton për bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai e njohu Myftiun me arritjet e Ministrisë që ai drejton në Qeverisjen Elektronike, me të gjitha departamentet e saj, siç janë: Qeverisja e xhamive, vakëfeve, administratës, zekatit, haxhit, imamëve etj.. Ai theksoi se zbatimi dhe praktikimi i qeverisjes së mirë është në mbështetje të parimeve të drejtësisë, transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjësisë, e të gjitha këto na japin aftësinë për të zhvilluar dhe zbatuar një strategji afatgjate të qëndrueshme, që mund të japë vlera të rëndësishme për të gjitha palët e interesuara.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, i njohu nikoqirët me gjendjen, historikun, pozitën, të arriturat, objektivat dhe sfidat me të cilat përballet Bashkësia Islame e Kosovës. Ai gjithashtu e njohu ministrin me projektet e BIK-ut në ngritjen e infrastrukturës.

Të dyja palët u dakorduan për themelimin e bashkëpunimit në sferat e intersit të perbashkët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit