Raportet e IAEA-s, asnjë përparim për çështjen e ndezura
Irani ka uranium të mjaftueshëm të pasuruar deri në 60 për qind pastërti, afërsisht në madhësinë e tre bombave bërthamore, siç përcaktohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), dhe ende po e pengon agjencinë për çështje kyçe, tregojnë raportet konfidenciale të IAEA.
Stoku i uraniumit të pasuruar në 60 për qind të Iranit është rritur me 6.7 kilogramë në 128.3 kilogramë që nga raporti i fundit më 4 shtator, sipas një prej dy raporteve për shtetet anëtare të parë nga Reuters.
Kjo është më shumë se trefishi i rreth 42 kilogramëve që IAEA e përkufizon si teorikisht të mjaftueshme, nëse pasurohet më tej, për një bombë bërthamore.
Për prodhimin e armëve kërkohet pastërti rreth 90 për qind.
Asnjë përparim në çështjet e ndezura
Në një raport tjetër të publikuar të martën, agjencia tha se ende nuk kishte përparim në dy çështje të ngutshme në Iran — riinstalimin e pajisjeve shtesë të mbikqyrjes pasi u hoqën me urdhër të Teheranit vitin e kaluar dhe marrjen e përgjigjeve në lidhje me origjinën e grimcave të uraniumit të gjetura në dy vende të padeklaruara.
Është hera e dytë radhazi që në raportet tremujore të IAEA thuhet se nuk ka përparim në asnjë çështje, raporton Reuters. /tesheshi.com/