“Bereqeti”, dega në Gjakovë ndërton shtëpi të re për familjen Ndreca
Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë ia dorëzoi çelësat e shtëpisë së re sot Prenk Ndrecës dhe pesë fëmijëve të tij.
“Bereqeti” u përkujdes deri në detajin më të vogël në ndërtimin e shtëpisë.
Ky solidaritet me familjen Ndreca, veç tjerash shërben edhe si model i bashkëjetesës dhe solidaritet pa dallime fetare.