3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kurti: Ja pse nuk u takova me Lajçak të hënën

Më të lexuarat

Shpjegime nga Peja dhe për pranimin e Asosacionit

Kryeministri Kurti tha se projekt-bashkësia e komunave me shumicë serbe e propozuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja është “dukshëm më e avancuar” se ato të mëparshmet, por se autoritetet e Kosovës nuk janë të kënaqura me përmbajtjen dhe se i kanë dërguar vërejtje të dërguarit special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Ai para gazetarëve në Pejë ka thënë se për shkak të konfidencialitetit nuk mund të flasë për draftin apo vërejtjet dhe se ato ia ka përcjellë Lajçakut përmes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, më 24 tetor, dy ditë para takimit në Bruksel.

“Ky është një draft krejtësisht tjetër, pakrahasueshëm më i avancuar, por kjo nuk do të thotë se jemi të kënaqur, prandaj edhe unë kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia”, tha Kurti.

Ai përsëriti se ka ofruar nënshkrimin vetëm si pjesë e një pakete që përfshin Marrëveshjen Themelore, Aneksin Zbatues, si dhe draftin për të cilin më parë ka dërguar komente.

“Meqenëse në Bruksel na thanë se normalizimi i marrëdhënieve është urgjent, unë pranova ta nënshkruaj, por vetëm si pjesë e pakos”, tha Kurti dhe shtoi se në të ka kërkuar që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për BE dhe të fillojë rrugën e pranimit në NATO.

I pyetur se përse nuk e ka pritur Lajçakun të hënën, ai ka thënë se nuk ka pasur nevojë të takohet me të sepse ka pasur angazhime të tjera.

“Zëvendësi im Besnik Bislimi u takua dhe gjithçka është në rregull. Kur ka nevojë, dal edhe unë të takohem, Bislimi kontakton dhe komunikon me të [Lajçakun]. Nuk është hera e parë që ne kemi një takim me një emisar evropian, por ai udhëhiqet nga zëvendësi im, i cili është përgjegjës për integrimin evropian, zhvillimin dhe dialogun”, tha Kurti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit