1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Inaugurohet xhamia e re në fshatin Sërbjan të Kërçovës.

Më të lexuarat

Inaugurohet xhamia e re në fshatin Sërbjan të Kërçovës.
Sot me datë 04.11.2023 Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Irsal ef. Jakupi, shefi i kabinetit, dr. Abdulkerim ef. Iseni, muftinjtë e Muftinive të BFI-së, drejtorët e Rijasetit të BFI-së me pjesëmarrjen e tyre nderuan Myftiun e Kërçovës H. Qamil Ef. Rushiti, imamin dhe gjithë xhematin e fshatit Sërbjan në inaugurimin e xhamisë së re në këtë fshat.
Pas fjalëve përshëndetëse të Imamit, Aliriza ef. Musoski dhe myftiut H. Qamil Ef Rushiti, fjalë rasti pati Reisul Ulema H. Hfz.Shaqir Ef. Fetai i cili pasi përshëndeti të pranishmit mes të cilëve ishin edhe deputeti i zonës, Ismail Jahoski dhe kryetari i komunës së Pllasnicës, fjalën e tij e vazhdoi me leximin e fjalëve të Allahut të madhërishëm në suren Teube “Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka njerëz që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh”. Më pas Reisul Ulema tha se ne sot me muftinjtë dhe me anëtarët e Rijasetit jemi këtu të ndajmë gëzimin së bashku për hapjen e kësaj xhamise në fshatin Sërbjan, ku kemi ardhur të marrim mësim për atë çka do të thotë imani dashuria për Allahun dhe Pejgamberin a.s sepse një fshat i vogël me 30 shtëpi ka ndërtuar një xhami kaq të bukur. Kjo, vazhdoi Reisul Ulema, tregon disa gjëra të rëndësishme. Tregon gatishmërinë për t’u vënë në shërbim të Allahut dhe menaxhimin perfekt për ndërtimin dhe realizimin e kësaj vepre madhore. Nëse njerëzit i kanë këto dy karakteristika atëherë kjo jep mundësi dhe hap rrugë edhe për shumë gjëra tjera të mëdha. Imami Aliriza Musoski me këshilliin dhe gjithë fshatin dhe xhematin kanë treguar vetëdije të lartë se e duan fenë, fshatin, vendlindjen dhe vendin.
Ju keni treguar qëndrim të paluhatshëm për ndërtimin e kësaj xhamie, keni ndërtuar një objekt që ua mëson fenë, ua mëson moralin dhe u mëson si ta ruani identitetin tuaj islam e kombetare. Prandaj kjo është vepër e madhe që do shërbejë për edukimin e të rinjve dhe gjithë njerëzve.
Vllezër të dashur falenderoj shumë muftiun e Kërçovës me stafin e tij që kanë ngritur vetëdijen e xhematin, I uroj për ndërtim edhe gjithë ata që kanë kontribuar në këtë shtëpi të vogël por me vlerë të madhe të Allahu.
Më lejoni në emër të BFI-së t’ju dëshmoj se BFI do jetë gjithmonë në krye të detyrës dhe bashkë me myftinite të veprojmë dhe punojmë për të arritur suksese më të mëdha. Kjo xhami do shërbejë për edukimin e brezave për tolerancë, humanitet dhe respekt ndaj të gjithëve pa dallim. E gezofshi këtë xhami e cila do edukojë njerëz që do bartin emanetin dhe përgjegjësinë e islamit, do edukojë breza të ri që me dinjitet dhe përgjegjësi do e bartin këtë fe dhe mesazh për brezat e ardhshëm.
Në fund në përmbyllje të programit, Myftiu i Muftinisë së Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili bëri duanë, ndërsa në namaz priu Sekretari Gjeneral i BFI-së h. Irsal ef. Jakupi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit