-4.5 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Kosovë, ushtarët britanikë të KFOR-it filluan patrullimin në vijën kufitare në veri

Më të lexuarat

“Njësia u mobilizua pas tensioneve të shtuara në Kosovë, në mënyrë që të sigurojë aftësinë e KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij”, thuhet në njoftimin e KFOR-it

Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka bërë të ditur se ushtarët britanikë nga Forca Rezervë Strategjike e aleancës, po kryejnë patrullim përgjatë vijës kufitare në veri të Kosovës, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ata gjithashtu ofrojnë mjete inxhinierie për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë në një shkollë lokale në Kosovë.

“Njësia u mobilizua pas tensioneve të shtuara në Kosovë, në mënyrë që të sigurojë aftësinë e KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, theksohet në njoftimin e KFOR-it.

Gjatë këtij muaji në Kosovë erdhën një kontingjent prej 200 ushtarësh britanikë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, për t’ju bashkuar kontingjentit prej 400 trupash të cilët gjendeshin në Kosovë.

KFOR-i është misioni më i madh dhe më jetëgjatë i udhëhequr nga NATO-ja me më shumë se 4 mijë trupa nga 27 vende (21 NATO dhe 6 Partnerë) të dislokuar në Kosovë.

KFOR-i është në Kosovë që nga viti 1999 në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit