Myftiu Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza
Jam i tmerruar e i trishtuar pas lajmit për bombardimin dhe granatimin e spitalit në Gaza, ku humbën jetën qindra qytetarë të pambrojtur e të pafajshëm, gra, fëmijë, të sëmurë dhe të plagosur.
Dënojmë në formën më të ashpër këtë veprim, i cili është krim kundër njerëzimit. Ftoj botën demokratike e qytetëruese, që të ndërmarrë hapa e të veprojë me shpejtësi në parandalimin e një kasaphaneje në Gaza, për të cilën do të jemi përgjegjës që të gjithë.
Duhet gjetur mundësitë e premisat për ndaljen e luftimeve, kthimin në dialog e marrëveshje, si dhe rrugën për jetë në paqe e qetësi për të dy popujt.
Të ndalojmë dhunën, të parandalojmë holokaustin e ri!
Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava