2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pas një samiti: cila duhet të jetë e ardhja e Bashkimit Europian?

Më të lexuarat

Deklarata e Granada-s: Zgjerimi i BE-së, investim gjeostrategjik në paqe!

Zgjerimi i Bashkimit Evropian paraqet një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet, thuhet në deklaratën përfundimtare të liderëve të BE-së pas samitit në Granada.

“Zgjerimi është një shtytës për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të qytetarëve evropianë, duke reduktuar pabarazitë ndërmjet vendeve. Ai duhet të ushqejë vlerat mbi të cilat bazohet BE-ja”, thuhet në deklaratë.

Shtohet se vendet kandidate, por edhe anëtarët e BE-së, duhet të jenë të gatshme për zgjerim.

“Vendet kandidate duhet të përshpejtojnë reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Në të njëjtën kohë, Unioni duhet të kryejë reformat e brendshme të nevojshme”, thuhet në dokument.

E ardhmja e vendeve kandidate qëndron në BE

Thuhet se pandemia e koronavirusit dhe agresioni rus kundër Ukrainës kanë testuar qëndrueshmërinë e Unionit dhe kanë treguar nevojën që BE të forcojë sovranitetin e saj.

Udhëheqësit e BE-së thonë se janë të vendosur të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre, por edhe për të ndihmuar Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe popullin e saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Gjithashtu konfirmuam se e ardhmja e vendeve kandidate dhe e qytetarëve të tyre qëndron në BE”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se BE-ja do të forcojë mbrojtjen e saj, se do të investojë në zhvillimin e teknologjisë dhe industrisë dhe se do të luftojë kundër kërcënimeve kibernetike dhe hibride, si dhe kundër fushatës së dezinformimit.

Qëndrueshmëria e modelit ekonomik evropian

Në të njëjtën kohë, BE do të investojë në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, “për të siguruar qëndrueshmërinë e modelit ekonomik europian”.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndërtuar një treg të vetëm më koheziv, inovativ dhe të ndërlidhur, duke ruajtur integritetin, dimensionin social dhe hapjen e tij, duke siguruar një fushë loje të barabartë dhe duke reduktuar barrën administrative,” thuhet në deklaratë.

Udhëheqësit e BE-së u zotuan të forcojnë bashkëpunimin me vendet nga të gjitha rajonet e botës, në mënyrë që “të mbrojnë dhe avancojnë rendin ndërkombëtar bazuar në parimet e Kombeve të Bashkuara”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit