Kush ishte John Warnock, bashkëthemeluesi i Adobe dhe krijuesi i PDF?
John Warnock, një njeri që pati një ndikim të madh në jetën tonë të përditshme, pavarësisht se ishte pak i njohur, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Ai ishte një nga themeluesit e Adobe, zhvilluesi i Photoshop-it dhe njeriu që shpiku PDF-në.
Warnock vdiq më 19 gusht, tha Adobe, ndërsa New York Times shtoi se ai kishte vuajtur nga kanceri pankreatik.
Ai pranoi se ishte një student mesatar, por u dashurua me matematikën falë një mësuesi në shkollë të mesme.
Ai kishte themeluar Adobe në 1982 me Charles Geske, i cili vdiq dy vjet më parë.
Të dy punuan në Xerox, por u larguan kur kompania vendosi të mos zbatonte idenë e tyre për dërgimin e dokumenteve nga kompjuteri në printer.
Zgjidhja e tyre ishte gjuha e programimit PostScript e cila ishte revolucionare për shtypjen në atë kohë.
Në fillim të viteve 1990, Warnock filloi të punojë në PDF. Zbatimi gjeti menjëherë terren në printimet dhe gjithashtu në jetën e përditshme të miliona përdoruesve.
Dy bashkëthemeluesit e kompanisë u shpërblyen në vitin 2009 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama.
Warnock ishte CEO i Adobe deri në vitin 2000 dhe bashkëkryetar i bordit me Geske deri në vitin 2017. /tesheshi.com/