2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pa dyshim, pala e Allahut dhe të afërtit e Tij do të jenë triumfuesit

Më të lexuarat

“E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, (ta dijë se) s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë.” (Surja Maide, 56)

Pra, do të jetë pjesëtar i palës së Allahut, do të jetë pjesë e adhuruesve të Allahut dhe të dashurve të Tij. Pa dyshim, pala e Allahut dhe të afërtit e Tij do të jenë triumfuesit. Atyre u takon përfundimi i mirë në dynja dhe ahiret, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Premtimi Ynë u është dhënë më parë robërve Tanë të dërguar, se ata, pa dyshim, do të ndihmohen dhe se ushtria Jonë, ata do të jenë ngadhënjimtarët.” [Saffat 171-173].

Ky është një përgëzim i madh për të gjithë ata që përpiqen sinqerisht të zbatojnë porositë e Allahut, duke u bërë prej të dashurve të Tij. Ata do të jenë gjithmonë të fituarit, edhe nëse ndonjëherë, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar do të lejojë që të sprovohen, duke ua dhënë fitoren armiqve të tyre. Këtë Allahu i Madhëruar e lejon përkohësisht, me urtësinë e Tij, por në përfundim fitorja i takon besimtarëve, miqve e të dashurve të Allahut të Madhëruar. Nuk ka më fjalëdrejtë se Allahu i Lartësuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit