I rebeluari ndaj Moskës u shtohet një liste të gjatë vdekjesh me pikëpyetje
Listës së gjatë të njerëzve të vdekur, të lidhur me regjimin e Moskës, iu është shtuar së fundi dhe ai që nuk imagjinohej se do kishte të njëjtin fat: Yevgeny Prigozhin.
Raportohet se ai ishte në bordin e një avioni privat që u rrëzua në rajonin Tver afër Moskës, duke vrarë të 10 personat në bord, pretendojnë mediat ruse.
Gazetari kryesor investigativ për çështjet ruse, Hristo Grozev, bëri një deklaratë vetëm 10 ditë më parë në të cilën saktësoi se brenda gjashtë muajve ose Prigozhin do të vdesë ose do të bëhet një tjetër grusht shteti.
Në janar, Grozev parashikoi se kreu i ushtrisë mercenare Wagner do të tradhtonte liderin rus Vladimir Putin në gjashtë muaj, dhe parashikimi i tij u bë i vërtetë kur Yevgeny Prigozhin udhëhoqi një rebelim kundër Moskës.
Grozev dyshonte se përpjekja për grusht shteti ndodhi më 23 qershor për shkak se pati një shpërthim të komunikimit telefonik midis drejtuesve të ushtrisë ruse.
Më pas ai ka bërë një parashikim të ri në një intervistë për Financial Times.
“Putini doli para kamerave dhe e quajti Prigozhin tradhtar. Të gjithë e dinë se çfarë bëjnë në Rusi me tradhtarët, dhe Putini nuk e bëri këtë. Ai dëshiron ta shohë të vdekur, por nuk mund ta bëjë akoma. Brenda gjashtë muaj, ose Prigozhin do të vdesë ose do të ndodhë një tjetër grusht shteti. Mund ta pranoni fjalën time”, tha ai.
Rozaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, tha se Prigozhin ishte një nga pasagjerët e listuar në manifest, i cili ishte në avionin e biznesit Embraer që u rrëzua mbrëmjen e së mërkurës.
Avioni u rrëzua në rajonin Tver teksa po fluturonte mes Moskës dhe Shën Petersburgut. Pamjet e postuara në internet tregojnë avionin e vogël duke ndjekur një shtëllungë tymi përpara se të godasë tokën dhe të shpërthejë në flakë.
Avioni thuhet se kishte numrin RA-02795. Avioni ka qenë nën sanksionet