-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Falsiteti virtual – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Shumë prej njerëzve e shohin realitetin kibernetik si një mjedis të çliruar nga normat, parimet dhe morale etike të realitetit fizik, ndaj sillen në të si nuk do të silleshin kurrë në jetën e përditshme të mjedisit fizik.

Përveç ofendimeve dhe banalitetit të gjuhës së përdorur në mënyrë të shpeshtë dhe të tepruar, bota digjitale ofron edhe mundësinë e fshehjes së identitetit real dhe falsitetit të informimit. Përmasa e falsitetit me të cilën përballen njerëzit çdo ditë, sidomos, nëpër rrjetet sociale është e frikshme. Mund të të qëlloj të debatosh duke u sharë dhe ofenduar me njerëz që në jetën e përditshme të buzëqeshin dhe ti nuk e di, pa folur pastaj për mundësitë e panumërta që interneti ofron për mashtrim.

Sigurisht i gjithë ky falsitet virtual nuk buron vetëm nga lehtësia me të cilën kjo gjë mund të kryhet pa u diktuar, por së pari nga falsiteti me të cilën jetojnë njerëzit në këtë shoqëri jovirtuale. Dhe ashtu si çdo sjellje tjetër edhe kjo sjellje false është sëmundje ngjitëse, që prek jo pak edhe prej atyre që mundohen të jenë parimorë në çdo hap të jetës.

Veset dhe e keqja përhapen më shpejtë, sepse siç na tregojnë edhe tekstet fetare, por edhe realiteti njerëzor, e liga të josh më shpejt dhe lehtësisht sesa e mira. Kështu që përtej çdo zgjidhje teknike falsiteti virtual mund të shmanget, për aq sa është e mundur, kur vetë njerëzit ta konsiderojnë atë njëlloj si realiteti fizik dhe të sillen në të njëlloj, pa bërë asnjë dallim mes tyre. Ai Zot që të sheh kur ti flet dhe vepron në jetën reale po Ai Zot është që të vëzhgon në botën virtuale dhe përgjegjësia është e njëjtë, e ndoshta shumë më tepër, duke ditur përmasën e përhapjes dhe ndikimi që ka kjo botë sot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit