3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mori një hua universiteti, me kusht që nëse vonohet në kthimin e huasë, do të paguajë kamatë

Më të lexuarat

Pyetja:

Kam marrë një hua nga universiteti për më shumë se 2 vjet. Shuma ishte më shumë se 10,000 euro (rreth 15,000). Më duhet të kthej vetëm 10,000 euro pasi të mbaroj universitetin dhe nëse nuk e bëj deri në një kohë të caktuar, duhet të paguaj kamatë për të. Por pjesën tjetër të parave (5000 euro) mund ta mbaj. Pra, a janë këto para haram? A është e gjitha haram, apo vetëm 10,000 € që duhet t’i kthej? A mund të vazhdoj të marr huanë?

***

Përgjigjja: 

Falënderimi i takon Allahut.

Nuk lejohet që huadhënësi dhe huamarrësi të bëjnë marrëveshje që nëse huamarrësi vonohet në shlyerjen e huasë, ai do të paguajë një shumë shtesë në këmbim të asaj vonese, sepse kjo shumë shtesë është riba (kamat) dhe nuk është e lejuar për muslimanin të pranojë të merret në riba, edhe nëse ai është i vendosur që do ta paguajë brenda afatit të caktuar.

Bazuar në këtë, ju duhet të pendoheni për lidhjen e kësaj kontrate të paligjshme, duke u penduar për atë që keni bërë dhe duke vendosur që të mos merrni më një hua të tillë.

Sa i përket parave, ju është e lejuar, sepse ai që merr hua me bazë riba, i merr në posedim paratë që ka marrë hua, edhe nëse bën mëkatin e ribasë. Ky është këndvështrimi i Ebu Hanifes dhe Ahmedit, dhe është pikëpamje e shafive.

Ajo që duhet të bëni është të përpiqeni të shlyeni huanë brenda afatit të caktuar, në mënyrë që të mos paguani asnjë riba dhe që të mos i nënshtroheni paralajmërimit që i jepet atij që paguan riba. Nëse e paguani huanë me kohë dhe nuk e paguani kamatën (riba), atëherë shpresojmë që Allahu t’ju falë për përfshirjen në këtë kontratë dhe atë që përfshinte kushtëzimi i ribes, i cili është haram.

Për sa i përket parave shtesë, të cilat mund t’i mbani dhe nuk duhet t’i paguani, kjo është një dhuratë nga universiteti për ju, kështu që nuk ka asgjë të keqe që t’i përdorni.

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit