1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Mali heq frëngjishten si gjuhë zyrtare

Më të lexuarat

Sipas Kushtetutës së re të miratuar me shumicë dërrmuese prej 96,91 për qind të votave në referendumin e 18 qershorit, frëngjishtja nuk është më gjuha zyrtare në Mali

Me Kushtetutën e re, Mali ka hequr dorë nga frëngjishtja, e cila ka qenë gjuhë zyrtare që nga viti 1960, transmeton Anadolu.

Sipas Kushtetutës së re të miratuar me shumicë dërrmuese prej 96,91 për qind të votave në referendumin e 18 qershorit, frëngjishtja nuk është më gjuha zyrtare në Mali.

Frëngjishtja do të jetë tani e tutje gjuha e punës dhe 13 gjuhët kombëtare që fliten në vend do të marrin gjithashtu statusin e gjuhës zyrtare.

Rreth 70 gjuhë lokale fliten në Mali dhe disave prej tyre, duke përfshirë gjuhët Bambara, Bobo, Dogon dhe Minianka, iu dha statusi i gjuhës kombëtare sipas një dekreti të vitit 1982.

Presidenca e Malit njoftoi se udhëheqësi i juntës së Malit, koloneli Assimi Goita, vuri në fuqi Kushtetutën e re të vendit, duke shënuar fillimin e Republikës së Katërt në Mali.

Që nga marrja e pushtetit përmes një grusht shteti në gusht të vitit 2020, ushtria e Malit ka pohuar se Kushtetuta do të jetë kritike për rindërtimin e vendit.

Junta ushtarake fillimisht kishte premtuar mbajtjen e zgjedhjeve në shkurt 2022, por më vonë i shtyu ato për në shkurt 2024.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit