-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Turqia dhe Katari investim të përbashkët për prodhimin e çipave

Më të lexuarat

“Katari vendosi të zhvendosë investimin e tij për prodhimin e çipave 65 nanometra në Türkiye. Parashikohet të jetë mbi 60 milionë dollarë”, tha ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë

 

Turqia dhe Katari do të nisin një investim të përbashkët për prodhimin e gjysmëpërçuesve, tha sot ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, raporton Anadolu.

“Katari vendosi të zhvendosë investimin e tij për prodhimin e çipave 65 nanometra në Turqia . Parashikohet të jetë mbi 60 milionë dollarë”, tha Kacır në një konferencë shtypi në kryeqytetin Ankara.

Ai shtoi se Turqia synon të tërheqë më shumë investitorë globalë për investime në shkallë të gjerë në industrinë e gjysmëpërçuesve.

Turqia po punon për përshpejtimin e investimeve në gjeneratën e re, automjetet hibride dhe elektrike, për të rritur kapacitetin e saj të eksportit dhe për të përmbushur kërkesën e brendshme, tha Kacır.

Ai tha se 1 milion njësi të markës së parë autoktone elektrike turke “Togg” do të prodhohen deri në vitin 2032.

Togg filloi të shesë modelin e tij të parë, “T10X”, në tregun vendas dhe planifikon të dorëzojë 20.000 njësi të makinave elektrike brenda këtij viti.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit