Me rastin e paradës së homoseksualëve, e cila është planifikuar të mbahet nesër, më 24 qershor, në kryeqytetin tonë, Sarajevë, Rijaseti i Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë u bëri thirrje anëtarëve të Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të gjithë myslimanëve të distancohen nga parada e paralajmëruar dhe aktivitetet e tjera që ajo promovon mëkatin dhe shthurjen.
Në të njëjtën kohë Rijaseti rikujton Konkluzionin e Këshillit të Myftinive nga seanca e mbajtur më 15 dhjetor 2015, në të cilën theksohet se “homoseksualiteti në burimet e Islamit cilësohet si mëkat i madh dhe u bëhet thirrje besimtarëve që të mos afrohen”.
Në të njëjtin përfundim thuhet gjithashtu se “Islami pohon martesën dhe familjen, inkurajon formimin e martesës dhe ruajtjen e vlerës së martesës, pasardhësve dhe familjes si qeliza bazë të shoqërisë njerëzore dhe se, sipas mësimeve të Islamit martesa është “një kontratë për jetën martesore midis një burri dhe një gruaje”.