5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Puthja e të vdekurit pas vdekjes

Më të lexuarat

Pyetja: 

Shumë të afërm dhe miq të të vdekurit e puthin atë. A ka ndonjë Sunet në lidhje me këtë? A mund ta puthë gruaja e tij apo jo?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Suneti i vërtetë tregon se lejohet puthja e të vdekurit pas vdekjes, qoftë ai i afërm apo tjetër. Lejohet që burrat të puthin burrin e vdekur, dhe lejohet për gratë të puthin gruan e vdekur. Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Profeti ﷺ e puthi Osman ibn Mazunin pasi vdiq dhe ai qau… [1]

Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se Ebu Bekr es-Siddik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) e puthi Profetin ﷺ pasi ai vdiq. [2]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Lejohet që familja dhe miqtë e të ndjerit ta puthin fytyrën e tij dhe ka hadithe të vërtetuara që flasin për këtë.” [3]

El-Hafizi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Ky hadith tregon se lejohet puthja e të vdekurit…”

Esh-Sheukani (Allahu e mëshiroftë) tha: “Kjo është për shkak se nuk ka asnjë raport që sugjeron se dikush nga sahabët e kundërshtoi Ebu Bekrin duke e bërë këtë, kështu që kishte konsensus për këtë çështje.”

Në mënyrë të ngjashme, nuk ka asgjë të keqe që gruaja ta puthë burrin e saj pasi ai të ketë vdekur.

Shejh Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Nuk ka asgjë të keqe të puthësh të vdekurin, nëse ai puthet nga një prej mahremeve të tij femër, ose nga një burrë, ashtu siç Ebu Bekri es-Siddik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) bëri me Profetin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të)” [4]

Dhe Allahu e di më së miri.

islamqa.info

——————

[1] Ebu Davudi (3163); klasifikuar si sahih nga Albani në Sahih Ebi Davud.

[2] Buhariu (4457)

[3] Sherh el-Muhadhdheb (5/111)

[4] Mexhmu’el-Fetava (13/102)

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit