Përpjekja për hidrogjenin e rinovueshëm që duhet të vjen nga Afrika
Austria, Gjermania dhe Italia po i kërkojnë Bashkimit Evropian të mbështesë një grup projektesh infrastrukturore që lidhen me transportin e hidrogjenit të gjelbër të importuar nga Afrika e Veriut, pjesë e përpjekjeve për të krijuar një treg për karburantin me karbon të ulët në Evropë.
Ministrat e tre vendeve evropiane kanë dhënë mbështetjen e tyre për disa projekte që po përpiqen të marrin statusin e “projektit të BE-së me interes të përbashkët” që do t’u siguronte atyre akses në fondet e caktuara të Bashkimit dhe lëshimin e shpejtë të lejeve, transmeton Reuters.
Një nga projektet për të cilin kërkohet mbështetje nga BE është gazsjellësi për hidrogjen “Gas Connect Austria” ndërmjet Gjermanisë, Austrisë dhe Sllovakisë.
Përveç kësaj, plani është që gazsjellësi me shumicë në pronësi të kompanisë italiane Snam, i cili kalon nga Italia, përmes Austrisë, në Sllovaki, të kthehet në një tubacion gazi hidrogjeni.
Reduktimi i lëndëve djegëse fosile
Plani i BE-së është të prodhojë 10 milionë tonë hidrogjen të rinovueshëm dhe të importojë 10 milionë tonë të tjerë deri në vitin 2030.
Në të njëjtën kohë janë planifikuar edhe projekte të tjera për Evropën Jugore, ndër të tjera gazsjellësi “BarMar”, i cili nga viti 2030 duhet të transportojë dy milionë tonë hidrogjen ndërmjet Spanjës dhe Francës në baza vjetore.
Hidrogjeni i rinovueshëm është një lëndë djegëse që prodhohet duke përdorur energji elektrike të rinovueshme dhe Evropa po përpiqet të rrisë prodhimin dhe importin e saj për të reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile. /tesheshi.com/