Ministri kroat i Mbrojtjes, Ante Kotromanovic, dhe ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, nënshkrua në Zagreb një marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me të cilën forcohet lidhja mes dy shteteve dhe ushtrive në aspektin e industrisë ushtarake, trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.
“Me nënshkrimin e marrëveshjehe u realizua ëndrra ime që ushtria e Kosovës, të cilën po e ndërtoj, dhe ushtria e Kroacisë së cilën si kam takuar, po bashkëpunojnë në bazat e miqësisë”, ka thënë Çeku, transmeton tportal. “Ne e cilësojmë Kroacinë lidere, fuqi ushtarake, politike, kulturore, ekonomike dhe sportive, dhe ne jemi shumë të interesuar që ta zhvillojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat”.
Duke vënë në dukje se Kroacia ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me një numër të vendeve fqinje, Kotromanovic ka theksuar rëndësinë rajonale të saj.
“Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar Forcat e Sigurisë të Kosovës, ndërsa marrëveshja do të kontribuojë në forcimin e sigurisë në tërë rajonin”, tha ministri kroat, i cili gjatë këtij viti do ta vizitojë Kosovën.
Në Kosovë Kroacia është e pranishme me 20 ushtarë dhe dy helikopterë transportues.kohaislame