13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Nokia do të shkurtojë 10 mijë vende pune

Më të lexuarat

Nokia ka lajmëruar se do të shkurtojë 10 mijë vende pune deri në fund të vitit 2013. Kompania telefonike e ka marrë këtë vendim me qëllim për të prerë kostot e operimit me qëllim përfitimin e lekëve. Kjo lëvizje do të përfshijë edhe mbylljen e fabrikave në Gjermani, Kanada si dhe vetë vendin e prodhimit, Finlandë.

Presidenti i Nokia, Stephen Elop tha: “Këto janë vendime shumë të vështira, por besojmë se janë të domosdoshme për të siguruar të ardhmen e Nokia-s në fushën e prodhimit dhe konkurencës. Në nuk bëjme plane që kanë pak efekt mbi punonjësit tanë dhe si kompani do të punojmë shumë herë më tepër që këto sakrifica të jenë me vlerë.

Në të ardhmen, Nokia do e përqëndrojë vëmendjen e saj në rrezen e smartfonëve Lumia, mënyrën e shitjes dhe prodhiimit të tyre. Nokia e ka lënë sistemin operativ Symbian që ka pasur për hir të sistemit Windows Phone 7, por thuhet se synon të ndërtojë pajisjet Series 40 dhe Series 30. Firma është në një betejë të paimagjinueshme me pajisjet iPhone dhe Android.

Kompania finlandeze konfirmoi shitjen e aparatit Vertu drejt kompanisë EQR. Nokia do të ketë 10% të aksioneve nga Vertu. Timo Ihamuotila, Zv. President, tha: “Me këto plane, ne shpresojmë se shërbimet dhe pajisjet tona do të kenë një të ardhme të mirë. Nokia ka në plan të mbajë një pozicion financiar të mirë, në të njëjtën kohë teksa avancon në mënyrë agresive në fushën e konkurencës. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit