9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

BE-ja kritikon Poloninë dhe Hungarinë për pezullimin e importeve të drithit nga Ukraina

Më të lexuarat

“Në këto kohë të vështira, janë thelbësore koordinimi dhe dakordimi mbi të gjitha vendimet brenda BE-së”, ka thënë zëdhënësja Miriam Garcia Ferrer

“Hapi i njëanshëm” nga Hungaria dhe Polonia për të pezulluar përkohësisht importet e drithit të Ukrainës është “i papranueshëm”, tha një zyrtare e Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Miriam Garcia Ferrer, zëdhënëse për tregtinë dhe bujqësinë në Komisionin Evropian, u bëri thirrje të dy vendeve të tërhiqen nga ky veprim.

“Ne jemi të vetëdijshëm për njoftimet e Polonisë dhe Hungarisë në lidhje me ndalimin e importit të drithit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina. Ne po kërkojmë nga autoritetet përkatëse informacione të mëtejshme që do të na mundësojnë t’i vlerësojmë këto veprime”, tha ajo.

“Në këtë kontekst, duhet theksuar se politika tregtare bie në kompetencën ekskluzive të BE-së, prandaj veprimi i njëanshëm është i papranueshëm. Në këto kohë të vështira, janë thelbësore koordinimi dhe dakordimi mbi të gjitha vendimet brenda BE-së”, shtoi Ferrer.

Fermerët në Poloni dhe Hungari kanë kërkuar prej kohësh t’u jepet fund importeve të lira të drithit nga Ukraina.

Njoftimi nga të dy vendet për pezullimin e importeve të drithit ukrainas është një përpjekje për të qetësuar fermerët në vazhdën e një mbifurnizimi me drithë në tregjet e tyre të brendshme, që ka shkaktuar rënien e çmimeve vendase.

Fermerët në Poloni kanë mbajtur shumë protesta kundër importeve të drithit ukrainas.

Të shtunën, dy vendet vendosën një ndalim të përkohshëm për importet e drithërave dhe ushqimeve nga Ukraina.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit