3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Bashkësia Islame e Kosovës shtroi iftar në Ulqin

Më të lexuarat

Të enjten, më 13 prill 2023, Bashkësia Islame e Kosovës shtroi iftar për Këshillin, imamët, myezinët, mytevelitë dhe aktivistët e Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Ulqinit.

Fillimisht një fjalë rasti për t’iu uruar mirëseardhje e mbajti kryetari i Mexhlisit të BI-së së Ulqinit, z. Hysni Begu.

Më pas një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili foli në pika të shkurtra rreth këtij iftari, i cili tashmë është shndërruar në tradicional, duke thënë se me këtë synojmë ruajtjen e lidhjeve shpirtërore ndërmjet institucioneve.Ndërkaq, të premten, delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti hytben e xhumasë në disa xhami të Ulqinit. Në xhaminë e Pinejshit ligjëroi kryeimami Vedat ef. Sahiti, në xhaminë e Rashishtes së Nalt, ligjëroi dekani i FSI-së, Islam ef. Hasani, në xhaminë e Mezjahit ligjëroi Agim ef. Gashi, ndërsa në xhaminë e Lamit ligjëroi Abedin ef. Sadriu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit