4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sead Zimeri – Përderisa temë kryesore në Kosovë është një makinë dhuratë për një hoxhë, ne vërtet nuk kemi çfarë të ankohemi!

Më të lexuarat

Ne i kemi punët mirë

Përderisa temë kryesore në Kosovë është një makinë dhuratë për një hoxhë, ne vërtet nuk kemi çfarë të ankohemi!

Ky debat do të ishte me vend nëse hoxha kish vjedhur makinën. Ose blerë atë me para të vjedhura. Apo edhe sikur ta kish blerë me paratë e tij, sepse një makinë e tillë e blerë me rrogë në Kosovë duhet të ngrejë pikëpyetje. Por edhe nëse Hoxha vjen nga një familje e pasur, një makinë e tillë ngre pikëpyetje për karakterin e Hoxhës. Në një shoqëri jashtëzakonisht të varfër, një udhëheqës fetar që vozit një makinë luksoze nuk është një akt i bukur, por është një akt që i mungon ndjeshmëria etike me të cilën duhet të stolisen udhëheqësit fetarë.

Prandaj, jam dakord që në një shoqëri të varfër kjo është një vepër e shëmtuar estetikisht, veçanërisht kur krahasohet me jetën e profetit, i cili nuk shquhej për pasuri materiale.

Por Hoxha nuk e bleu vetë makinën. Xhemati dhe fansat e tij ia bënë dhuratë.

Pra, ku është problemi?

Këtu nuk ka asnjë problem. Problemi i vetëm është paragjykimi ndaj udhëheqësve fetarë. Fakti që paragjykimet tona bëhen çështje kombëtare është një problem shumë serioz kulturor, sepse ne nuk arrijmë të bëjmë dallimin midis asaj që është thelbësore për shoqërinë dhe asaj që nuk ka peshë shoqërore. Pra, prioritetet tona janë të gjitha të gabuara.

Në këtë situatë, shijet subjektive të disave na imponohen si çështje sociale me vlerë të madhe. Por këto shije subjektive nuk kanë peshë sociale. Përderisa askujt nuk i është bërë padrejtësi dhe askush nuk është më keq për shkak të kësaj dhurate, atëherë nuk kemi temë për debat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit