3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Kur ndërroi jetë ky burrë, u gëzua e gjithë Europa mesjetare!

Më të lexuarat

Para se të largohej nga kjo botë nuk kishte lënë betejë pa fituar! Ai la porosi që pluhurin që kishte mbledhur nga betejat, ta varrosnin bashkë me të! Gjithashtu la porosi që të varrosej aty ku do të vdiste. Edhe sot varri i tij gjendet në Qytetin e Salimit! A e dini kush ishte ky burrë? Ai ishte luftëtari i madh: El Haxhib el Mensur!
Pas vdekjes së tij Alfonso erdhi te varri i el Haxhib el Mensurit dhe ngriti një çadër të madhe, në të cilën kishte një shtrat prej floriri dhe e vendosi mbi varrin e tij ku fjeti bashkë me bashkëshorten e vet.
Ndër të tjera Alfonso tha: “A nuk po më shihni sot ku unë sundoj vendet muslimane dhe arabët? Dhe jam ulur mbi varrin e udheheqësit të tyre më të madh.”

Njëri nga të pranishmit i tha: “Betohem në Zot! Nëse ai (El Haxhib el Mensuri) do të merrte frymë, asnjërin nga ne s’do e linte të gjallë dhe askush nuk do gjente prehje”.
Alfonso u hidhërua shumë nga këto fjalë dhe ia drejtoi shpatën personit që foli. Por gruaja e tij e kapi nga krahu dhe i tha: “Të vërtetën tha. A po krenohemi duke fjetur mbi varrin e tij? Betohem se ky veprim i yni vetëm se do t’ia shtojë më shumē nderimin atij”.

/Andaluzia e periudhes Islame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit