Reagim nga Shtëpia e Bardhë pas një akti të fundit nga Moska
Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë asnjë shenjë se Vladimir Putin po i afrohet përdorimit të armëve taktike bërthamore në luftën e tij kundër Ukrainës, vetëm disa ditë pasi udhëheqësi rus tha se po transferonte armë të tilla në Bjellorusi.
“Ne po e monitorojmë atë sa më mirë që mundemi. Ne nuk kemi parë ndonjë lëvizje nga zoti Putin për të ndjekur atë që ai premtoi se do të bënte,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby në lidhje me deklaratën e Putinit për Bjellorusinë.
“Dhe ne nuk kemi parë asnjë tregues se zoti Putin po anon më afër ose po tregon ndonjë përgatitje për të përdorur armë taktike bërthamore në Ukrainë,” tha Kirby. /tesheshi.com/