Gjetja kryesore e sondazhit është se “48 për qind e të anketuarve shprehën shqetësim për aftësinë e tyre për të paguar faturat e tyre, duke përfshirë hipotekat dhe transportin për në punë”
Sipas një sondazhi të Bashkimit Evropian (BE), pothuajse gjysma e qytetarëve evropianë janë të shqetësuar se nuk do t’ia dalin dot deri në fund të muajit për shkak të inflacionit, transmeton Anadolu.
Komisioni Evropian publikoi rezultatet e raportit për kushtet e konsumatorit gjatë vitit 2023, një studim mbi natyrën e konsumit të kryer në 27 vendeve anëtare të BE-së, si dhe në Islandë dhe Norvegji.
Organi ekzekutiv i BE-së tha se gjetja kryesore e sondazhit është se “48 për qind e të anketuarve shprehën shqetësim për aftësinë e tyre për të paguar faturat e tyre, duke përfshirë hipotekat dhe transportin për në punë”.
Gjithashtu më shumë se një e treta e qytetarëve (37 për qind) raportuan se u duhej të përdorin para nga kursimet e tyre për shkak të rritjes së kostove të jetesës.
Më tej, thuhet se pothuajse dy të tretat (71 për qind) e të anketuarve thanë se kanë ndryshuar sjelljen e tyre të konsumit të energjisë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë.
Po ashtu një në dhjetë persona u ankuan për rritjen e pagesave të hipotekave për shkak të normave më të lartë të interesit.