-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

SHBA po mendon ndalimin në të gjithë vendin të TikTok. Britania e ndalon te telefonat e zyrtarëve

Më të lexuarat

SHBA, sipas mediave mendon eventualisht ndalimin e aplikacionit kinez mjaft të popullarizuar TikTok. Gjithnjë e më shumë vende po e ndalojnë përdorimin e këtij kanali në celularët zyrtarë të institucioneve publike.

Qeveria në Uashington kërcënon me ndalimin e TikTok në mbarë vendin, në rast se kjo video-platformë nuk shkëputet nga kompania kinez amë Bytedance.

Qeveria e SHBA-së i ka kërkuar pronarit kinez të TikTok, që aksionet e veta të aplikacionit të videove të shkurtëra t’i shesë ose do të ndalohet në SHBA, vuri në dukje sipërmarrja. Zyra presidenciale në SHBA refuzoi të japë deklaratë.

Tiktok dhe Pekini ndihen të sulmuar padrejtësisht

Drejtori ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, javën e ardhshme do të paraqitet në Kongresin e SHBA-së. Në një njoftim në media kjo sipërmarrje e merr në konsideratë një shkëputje nga Bytedance si një mundësi e fundit për të shmangur shqetësimet që ka SHBA mbi sigurinë.

Bytedance konfirmoi, se 60 përqind e aksioneve janë në duar të investitorëve global, 20 përqind në posedim të punonjësve dhe 20 përqind në duart e themeluesit. TikTok theksoi, se nuk e konsideron veten si bijë të një sipërmarrjeje kineze, sepse aksionet e Bytedance janë me shumicë në duar të investitorëve perëndimorë dhe selia zyrtare e firmës ndodhet në ishujt Cayman.

Sipërmarrja dhe kompania amë Bytedance përballen me kritika në mbarë botën për shkak të afërsisë me qeverinë e Kinës.

Autoritetet e sigurisë kanë frikë se Republika Popullore e Kinës shfrytëzon të dhënat personale të përdoruesve ose abuzon me të për të manipuluar opinionin publik. TikTok dhe qeveria kineze vazhdimisht i kanë hedhur poshtë këto kritika.

Në SHBA ka shqetësime si tek republikanët ashtu edhe tek demokratët e presidentit Joe Biden, se autoritetet kineze dhe shërbimet sekrete përmes TikTok mbledhin informacion për amerikanët ose mund t‘i influencojnë ata.

Megjithatë ndalimi në SHBA është i lidhur me pengesa të mëdha ligjore. Përpjekja e ish-presidentit Donald Trump, gjatë mandatit të tij për ta ndaluar TikTok dështoi në gjykatat e SHBA-së.

Britania e madhe e ka ndaluar TikTok në celularët zyrtarë

Tani nëpunësve britanikë të shtetit u duhet ta heqin nga celularët e tyre të punës aplikacionin TikTok. Ndalimi i këtij aplikacioni ka hyrë në fuqi me efekt të menjëhershëm, deklaroi ministri Oliver Doëden. Me këtë vendim qeveria britanike iu përgjigj rekomandimit të Autoritetit kombëtar të Sigurisë Kibernetike duke u bazuar në rezervat lidhur me mbrojtjen e të dhënave.

Disa shtete të tjerasi SHBA, Gjermania, Belgjika dhe Kanadaja kanë shprehur ndalime të ngjashme ndërkohë. Edhe të punësuarit në Komisionin e BE-së nuk lejohen ta përdorin këtë platformë në telefonët celularë zyrtarë.

TikTok me mbi një miliard përdorues në mbarë botën është mjaft i preferuar sidomos nga brezi i ri. Ata mund të postojnë video të shkurtra, një algoritëm propozon video për t’u shikuar. Përdorimi i shërbimit të videove të shkurtra është shtuar ndjeshëm në SHBA edhe në radhët e përdoruesve më të moshuar të internetit.

Mbi 100 milionë vetë e përdorin në SHBA këtë platformë. TikTok ndërkohë u aka kaluar rrjeteve të tjera si Youtube, Twitter, Instagram dhe Facebook sa i përket kohës që konsumojnë në të përdoruesit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit