18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Siri, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan aeroportin e Halepit

Më të lexuarat

Sulmet e ajrore shkaktuan mbylljen e aeroportit, njofton agjencia siriane e lajmeve

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në aeroportin e Halepit në veri të Sirisë të martën herët, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.

SANA, duke cituar një burim ushtarak, tha se Izraeli kreu sulmin nga drejtimi i Detit Mesdhe, në perëndim të Latakisë, duke shënjestruar Aeroportin Ndërkombëtar të Halepit.

Sulmi, i cili ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, shkaktoi dëme materiale dhe çoi në mbylljen e aeroportit.

Lidhur me raportin nuk pati asnjë prononcim të menjëhershëm nga Izraeli.

Izraeli ka ndërmarrë disa sulme në Siri duke vënë në objektiv forcat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe grupet e lidhura me Iranin.

Siria është shkatërruar nga lufta civile e cila shpërtheu në fillim të vitit 2011, kur regjimi i Asadit shtypi dhunshëm protestat pro-demokracisë.

Qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë janë zhvendosur, sipas vlerësimeve të OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit