9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Azerbajxhani: Forcat ruse duhet të ndalojnë shoqërimin e autokolonave ushtarake armene në Karabak

Më të lexuarat

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit tha se në rrugën Khankendi-Khalfali-Turshsu janë regjistruar formacione të paligjshme armene të armatosura të shoqëruara nga forcat paqeruajtëse ruse

Azerbajxhani i bëri thirrje Rusisë të martën që të ndërpresë menjëherë mbështetjen ndaj Armenisë në kryerjen e “transporteve të paligjshme ushtarake” në rrugën Khankendi-Khalfali-Turshsu, raporton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit në një deklaratë tha se pajisjet vëzhguese teknike të njësive të ushtrisë azerbajxhanase “përsëri” kanë regjistruar forcat paqeruajtëse ruse duke shoqëruar forcat e armatosura armene dhe formacionet e armatosura ilegale armene që transportonin pajisje ushtarake përmes rrugës.

“Gjatë ditës së 7 marsit, u sigurua lëvizja e automjeteve ushtarake të forcave të armatosura armene dhe formacioneve të armatosura ilegale armene në autokolona nga rruga e sipërpërmendur nën shoqërimin e forcave paqeruajtëse ruse”, tha ministria.

Duke theksuar se kryerja e transportit ushtarak nga ana e forcave paqeruajtëse ruse është “një shkelje e rëndë e dispozitave të Deklaratës Trepalëshe”, ministria theksoi më tej se ajo është “e papranueshme dhe duhet të ndërpritet menjëherë”.

Ministria shtoi se nëse “veprime të tilla nuk ndërpriten menjëherë dhe përgjithmonë, pala azere do të duhet të marrë masat e nevojshme për të ndërprerë veprimet e Armenisë dhe formacioneve të paligjshme ushtarake armene në territoret sovrane të Azerbajxhanit”.

“Ngjarjet që ndodhën konfirmojnë edhe një herë nevojën thelbësore dhe të pashmangshme që Azerbajxhani të vendosë një regjim kontrolli mbi rrugën Laçin”, shton deklarata.

Ministria tha se të paktën dy ushtarë azerbajxhanas humbën jetën të dielën kur forcat armene hapën zjarr mbi ta pasi trupat azerbajxhanase u përpoqën të ndalonin dhe kontrollonin automjetet që kryenin “transporte të paligjshme ushtarake” përmes rrugës Khankendi-Khalfali-Turshsu, ku përkohësisht ishte vendosur një kontingjent paqeruajtës rus që pas konfliktit të vjeshtës 2020 në rajonin e Karabakut dhe pas arritjes së paktit trepalësh në janar 2021 mes Bakus, Jerevanit dhe Moskës.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajone tjera.

Në vjeshtën e vitit 2020, në luftimet 44 ditore, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia festohet si një triumf në Azerbajxhan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit