1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

SI E MOHONI ALLAHUN?

Më të lexuarat

Allahu i lartesuar thote: “Si e mohoni Allahun, kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai ju dha jetën?! Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri; e më pas (përfundimisht), tek Ai do të ktheheni.” [BEKARE 28]

Shpjegimi i ajetit

Allahu i Lartësuar, duke argumentuar për pushtetin dhe fuqinë e Tij, për faktin se Ai është Krijuesi që kujdeset për robërit e Tij, thotë:

– “Si e mohoni Allahun, …” – Pra, si mund të mohoni ekzistencën dhe pushtetin e Tij, kur Ai është Krijuesi, Rregulluesi e Kujdestari i çdo gjëje? Si mund t’i shoqëroni shok Atij e të adhuroni diçka tjetër veç Tij?!

– “…kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai ju dha jetën?! Pastaj, Ai ju bën të vdisni, e pastaj ju ringjall përsëri; e më pas (përfundimisht), tek Ai do të ktheheni. – Ky ajet qartësohet më shumë me një ajet tjetër, sipas Ibn Mesudit, Ibn Abasit dhe disa sahabëve të tjerë: “Ata do të thonë: “O Zoti ynë! Na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë. Ne i pranojmë gjynahet tona tani. Prandaj, a ka për ne ndonjë rrugëdalje (nga ndëshkimi)?” [Gafir 11]. Pra: “Ju ishit fillimisht dhé, para se Zoti t’ju krijonte, dhe kjo ishte vdekja juaj e parë ose inekzistenca. Pastaj ju krijoi dhe ju solli në jetë, e kjo ishte jeta e parë.

Pastaj do t’ju bëjë të vdisni e të varroseni në varreza. Kjo është vdekja e dytë. Pastaj do t’ju ringjallë në Ditën e Gjykimit, dhe kjo është jeta tjetër. Këto janë dy vdekjet dhe dy jetët, dhe kjo është shpjeguese e fjalës së Allahut: “Si e mohoni Allahun, kur (e dini se) ju ishit të vdekur, e Ai ju dha jetën….”.

TEFSIR IBN KETHIR

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit