7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Agjërimi në muajin Shaban – Nga Ibn Rexheb Hambeli

Më të lexuarat

Agjërimi në muajin Shaban

Dobitë në gjallërimin e adhurimeve në ato kohë, ndaj të cilave njerëzit janë të shpërkujdesur.

Adhurimet janë të fshehta

Fsheja e veprave vullnetare është më e dobishme, sidomos agjërimi, sepse ai është një fshehtësi ndërmjet robit dhe Zotit. Ndaj për këtë është thënë se te agjerimi nuk ka hipokrizi. Selefët pëlqenin që ai i cili agjëronte, të shfaqte diçka që bënte të mundur të mos vihej re agjërimi i tij.
Adhurimi në këtë kohë është më i veshtirë për nefsin; dhe veprat më të mira janë ato që janë më të vështira për nefsin.
Kjo kushtëzohet nga fakti se shpirtrat zakonisht imitojnë atë që shohin tek të tjerët.
Nëse shumohen njerëzit e vëmendshëm dhe adhurimet e tyre, atëhere shtohen edhe njerezit e devotshëm.
Nëse shtohen mëkatarët, shumica e njerëzve kanë prirje t’i imitojnë dhe kjo bën që për të vëmendshmit adhurimet të jenë më të vështira, për shkak të numrit të vogël të atyre që i marrin si shembull për të mirë.

Profeti -alejhi salatu ue selam- ka thënë:
“Adhurimi në kohë sprovash ka vlerën e emigrimit drejt meje.” (Muslimi)
Kur një adhurues i vetëm gjendet në mesin e mëkatarëve, ka të ngjarë që për shkakun e tij të shmanget belaja nga të gjithë njerëzit…..
disa Selefe kanë thënë se  “Përmendja e Allahut në mesin e mëkatarëve ngjan me aktin e një personi që mbron një palë të mundur. Sikur të mos ishin ata që e përmendin Allahun, kur njerëzit janë në efektin e harresës, njerëzit do të shkatërroheshin.
Duke qenë se muaji Shaban është si një hyrje në muajin Ramazan, gjatë ketij muaji është ligjëruar ajo që është ligjëruar edhe në muajin Ramazan, si agjërimi, leximi i Kur’anit etj.., në mënyrë që njeriu të jetë i përgatitur për ardhjen e Ramazanit dhe kështu shpirti trajnohet për t’iu bindur Zotit.

(Lataif el-Mearif, 92-93)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit