Vullnetarët shqiptar nga Kosova po tregojnë solidaritetin e tyre me qytetarët turk të goditur nga tërmeti në zonën e Kahramanmarashit dhe Hatayit.
Mediat turke shkruajnë se Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” iu përgjigj që në momentin e parë thirrjes Organizatës ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut IHH për të ofruar ndihmë për të prekurit e tërmetit.
Në të njëjtën kohë, një ekip i Organizatës ditën tjetër të tërmetit me magnitudë 7.6 ka kaluar në zonën e prekur.
Disa vullnetarë në një kuzhinë duke përgatitur supë për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës.
Faza e shpëtimit të njerëzve të mbetur nën rrënoja “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi i Organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, Fadil Pushkolli, gjatë vizitës në Adiyaman të Turqisë, më 15 shkurt.
Nga goditja e fortë e javës së kaluar humbën jetën mbi 37 mijë persona në Turqi dhe mijëra të tjerë u plagosën, ndërsa lëkundjet vijojnë akoma në zonë, por me magnitudë të vogël.