0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Djegësi racist i Kuranit, Paludan, i përfshirë në biseda seksuale në internet me të mitur

Më të lexuarat

Politikani ekstremist suedezo-danez, Rasmus Paludan kishte biseda të papërshtatshme në internet me djem të mitur në mediat sociale, tregojnë regjistrimet

Politikani ekstremist suedezo-danez, Rasmus Paludan, i njohur për djegien e kopjeve të librit të shenjtë musliman, Kuranit, kishte biseda seksuale në internet me të mitur, raportoi të enjten kanali turk i lajmeve TRT World, transmeton Anadolu.

Racisti ishte i përfshirë në biseda të papërshtatshme në internet me djem të mitur në platformën e mediave sociale Discord, zbuluan audio regjistrimet. Ai u foli djemve të mitur për skenarë shqetësues seksual, si për shembull një mësues që abuzonte me një djalë përpara një shoku të klasës.

“Ai qau siç nuk kishte qarë kurrë më parë në dhunimin e parë të trupit të tij nga një pajisje plastike”, i tha Paludan audiencës së tij të re, siç raporton TRT World.

Në një bisedë të tillë në grup dy vjet më parë, përdoruesit madje i treguan Paludan-it moshat e tyre, të cilat varionin nga 13 deri në 17-vjeç. Kur e pyetën sa vjeç ishte, politikani tha se atëherë ishte 39-vjeç.

Paludan kishte biseda të qëllimshme shqetësuese me 13 dhe 14-vjeçarë, pavarësisht se e dinte se mosha e pëlqimit në Suedi është 15-vjeç.

Në një bisedë tjetër me një përdorues të Discord në 2021, ai tha se ishte “lakuriq” ndërsa po rrinte në kuzhinë. Për më tepër, ai u tha djemve të rinj pse nuk “e pëlqen atë fe”, duke u përpjekur t’i “mësojë” ata për urrejtjen e tyre ndaj Islamit.

Është raportuar se ai filloi të përdorte Discord pasi llogaria e tij në YouTube u bllokua në shkurt 2020. Paludan deri më tani është përballur me akuza për gjithsej 14 vepra, përfshirë racizmin, shpifjen dhe shkeljet e trafikut.

Paludan dogji një kopje të Kuranit para Ambasadës së Türkiye-s në Stokholm më 21 janar, nën mbrojtjen e policisë dhe me lejen e autoriteteve suedeze.

Javën pasuese, ai dogji një kopje të librit të shenjtë të Islamit përpara një xhamie në Danimarkë dhe tha se do ta përsëriste aktin çdo të premte derisa Suedia të përfshihet në NATO.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit