9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

E dreqosi me Kosovën e Krimenë, presidenti kroat kritikohet nga Kievi

Më të lexuarat

Ukraina i kujton Milanoviçit se si do kish pësuar Kroacia nëse s’do kish luftuar

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës kritikoi presidentin kroat Zoran Milanoviç për deklarimin se Krimea nuk do të kthehej kurrë nën kontrollin ukrainas, duke e quajtur komentin e tij “të papranueshëm”.

Milanoviç tha të hënën se “është mjaft e qartë se Krimea nuk do të jetë më Ukrainë“.

“Ne i konsiderojmë të papranueshme deklaratat e presidentit kroat, i cili në fakt ka vënë në dyshim integritetin territorial të Ukrainës”, ka shkruar në Facebook zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Oleg Nikolenko.

“Pyes veten nëse Zoran Milanoviç mund të bëhej president i vendit të tij me një retorikë të tillë në vitet nëntëdhjetë, ndërsa Kroacia luftonte për të ruajtur shtetësinë e saj? A do të pranonin votuesit e tij të mbyllnin sytë ndaj pushtimit të një pjese të vendit të tyre? Dyshoj”, ka shkruar Nikolenko.

Krahasimi i Krimesë me Kosovën

Milanoviç deklaroi se “Krimeja nuk do të jetë më Ukrainë”, duke aluduar se bashkësia ndërkombëtare tashmë ka krijuar një precedent të tillë me Kosovën.

Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Në postimin e tij, Nikolenko kujtoi se “Kroacia mund të kishte humbur një të tretën e territorit të saj për shkak të agresionit të jashtëm”.

“Megjithatë, falë luftës heroike, kroatët arritën të mbrojnë pavarësinë e vendit të tyre.”

Ai e përfundoi njoftimin duke falënderuar “qeverinë kroate dhe popullin kroat për mbështetjen e palëkundur ndaj ukrainasve në luftën kundër agresionit rus”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit