9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pasojat e mëkatit – Hoxhë Fitim Gërguri

Më të lexuarat

Pasojat e mëkatit

Thotë Ibn Xheuzi në librin e tij Sajdul Hatir;
O ti që e ke dashur Allahun, mos e prish dashurinë ndaj Allahut, duke e mëkatuar Allahun, mos e prish këtë dashuri duke i bërë gjunah sepse nuk ka më keq se sa të arrish pozitë të lartë e pastaj të kthehesh në të njejtën pozitë poshtë.
Allahu na ruajtë prej kësaj gjendje.
Paramendo se çka i bie të e mëkatosh Allahun xh.sh.
VAllahi, njeriu po ta marr mëkatin në këtë mënyrë, nuk do të mëkatonte kurrë.
Dijetarët përmendin pesë etapa që kanë ardhur prej haditheve, e ne do të ia shohim shumë sherrin gjunaheve që i kemi bërë.
Etapa e parë është para vdekjes,
Etapa e dytë është kur i përgjigjesh Allahut në varr,
Etapa e tretë tek haudi,
Etapa e katërt është në peshojë,
Etapa e pestë përfundimtare Ura e Siratit.
Tani do ti sqaroj shkurtimisht, etapa e parë që thonë dijetarët se kur njeriut i vie meleku i vdekjes, mblidhen melekët rreth tij, dhe kur mblidhen melaiket rreth robit i sheh dhe nuk ka më kthim mundohet të thotë “Le ilehe ilAllah”, gjunahet e peshojnë rëndë në kokë, sa nuk ka mundësi t’i thotë dy fjalë, përveç kësaj sepse nuk përfundon këtu, i vie mendimi i keq për Allahun, mendon keq për Të.
A ka më keq se sa të vdes njeriu duke menduar keq për Allahun?
Shikoje rezultatin e gjunahut, perveç që të ka bërë ty të mos kesh mundësi të dalësh me dëshmi “Le ilehe ilAllah”, të ka bërë të dalësh me mendim të keq për Allahun.
Etapa e dytë që thonë dijetarët është në varr, kur i dëgjon hapat e njerëzve duke u larguar, zbresin melaiket dhe të pyesin: Kush është Allahu?
Cka do ti thuash?!
“Kam dëgju diçka”… s’mund as të përgjigjesh. Allahu na ruajtë.
Ua ke parë sherrin gjunaheve, ska përgjigje.
Etapa e tretë është tek Haudi, shkojnë njerëzit për të pirë prej ujit, prej burimit të Pejgamberit a.s., melaiket do ti shtyejnë disa e do ti gjuajnë larg.
Thotë Pejgamberi a.s. : “Këta janë ummeti im”, melaiket i thonë se ti nuk e di se çfare kanë vepruar këta pas vdekjes tënde, e kanë lënë udhëzimin tënd. Atëherë me mëkatet që i bëjmë në dunja, nuk do të kemi mundësi të pijmë prej ujit që nëse pijmë prej tij nuk do të etemi kurrë.
Etapa e katërt është tek peshoja, kur të peshohen veprat e mira, edhe nëse një të mirë e ke vepruar vlen por edhe nëse një e keqe qoftë sa atomi do të peshohet, po nëse ta marrin anën punët e këqija çka do të bëjmë,
Etapa e pestë siç ka ardh në hadith, njerëzit në Urën e Siratit, disa ecin me shpejtësi të dritës, disa si era dhe disa si kuajtë, e disa duke vrapuar, e disa duke u zvarritur, e tek disa gjunahet e shumta prekin në Urë të Siratit, në shufrat e hekurta si grepa që e tërheqin trupin dhe e hedhin në xhehennem. Allahu na ruajtë!
Këto pesë etapa i kanë përmend dijetarët që ne ua shohim sherrin gjunaheve në ahiret, por paramendoje në dunja.!
.”E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.” Ta-Ha (124)
Dhe e gjitha kjo sepse thotë Allahu xh.sh :
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” Dharijat (56)

Çdo gjë që e pengon këtë adhurim ose që bëhet shkaktar për të mos e adhuruar Allahun do të ia shohim sherrin herët ose vonë.

Fitim Gërguri
28.01.2023
Bardh I Madh

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit