-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë kërcënon me vazhdimin e bastisjeve në Al-Aksa

Më të lexuarat

Itamar Ben-Gvir, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, i ekstremit të djathtë në qeverinë Netanyahu, më 3 janar nën mbrojtjen intensive të policisë izraelite bastisi Mesxhidi Al-Aksanë

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, një ditë pas takimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu me mbretin e Jordanisë, Abdullah II, ka kërcënuar se do të vazhdojë bastisjet e tij ndaj Xhamisë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ben-Gvir ka folur për transmetuesin publik izraelit (KAN). “E respektoj plotësisht Jordaninë por Izraeli është një shtet i pavarur. Kam shkuar në Xhaminë Al-Aksa dhe do të vazhdoj të shkoj”, tha ai.

Në një deklaratë dje nga qeveria mbretërore jordaneze thuhej se Mbreti Abudullah në takimin e tij me Netanyahun i ka rikujtuar se historia dhe pozicioni ligjor i Xhamisë Al-Aksa duhet të respektohet.

Në një deklaratë nga Zyra për shtyp e Netanyahut, nuk u paraqit ndonjë shprehje lidhur me Xhaminë Al-Aksa.

Ndërsa në lajmet në shtypin izraelit u bë e ditur se vizita e papritur e Netanyahut në Jordani u zhvillua në një periudhë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara si dhe u theksua se “Mesa duket Netanyahu ka premtuar mbrojtjen e pozicionit aktual të vendeve të shenjta”.

Bastisja provokuese e Ben-Gvir në Al-Aksa

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor të vitit 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Itamar Ben-Gvir, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, i ekstremit të djathtë në qeverinë Netanyahu, më 3 janar nën mbrojtjen intensive të policisë izraelite bastisi Mesxhidi Al-Aksanë, gjë e cila shkaktoi tensione mes dy vendeve.

Tensionet u rritën më tej pasi pas kësaj policia izraelite pengoi hyrjen e ambasadorit të Jordanisë në Tel Aviv, Ghassan Majali në xhaminë Al-Aksa.

Qeveria jordaneze për të përcjellë reagimin e saj thirri në Ministrinë e Jashtme ambasadorin e Izraelit në Oman, Eitan Sorkis dhe i dorëzoi atij notë proteste. Majali hyri në Xhaminë Al-Aksa 3 orë pas pengesës së policisë izraelite

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit