4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

VLERA E SELAMIT NË KUR’AN DHE SUNET – 6

Më të lexuarat

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Mos filloni të parët me selam ndaj krishterëve dhe çifutëve, dhe nëse e takoni në rrugë ndonjërin prej tyre detyrojeni atë drejt rrugës më të ngushtë”. (Shënon: Muslimi : 2167, Tirmidhiu: 2700 dhe Ebu Davudi: 5205)

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nëse ju përshëndesin juve me selam ithtarët e librit, ju thuajuni : ua alejkum(edhe juve).” (Shënon: Buhariu: 11/42(6258), Muslimi: 2163, Ebu Davudi: 5207 dhe Tirmidhiu: 3301).

Transmetohet nga Usame Ibn Zejdi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- kaloi pranë një mexhlisi në të cilin ishin prezent disa muslimanë dhe pabesimtarë, dhe pejgamberi alejhi selam i përshëndeti me selam.” (Shënon: Buhariu: 38/11(6253), Muslimi: 1798 dhe Tirmidhiu: 2702).

Koment i përgjithshëm: Selami është përshëndetje e veçant për muslimanët. Përmes selamit muslimanët e nderojnë dhe rrespektojnë njëri tjetrin. Andaj, nuk lejohet t’i japim të parët selam pabesimtarëve, sepse kjo aludon se t’i i rrespekton, nderon ata si dhe je dakord me shirkun e tyre. Mirëpo, nëse pabesimtarët na përshëndesin me selam, ne ua kthejmë ue alejkum, ashtu siç na ka udhëzuar i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem. Ka prej ulemave qê mendojnë se nëse pabesimtarët na përshëndesin me selamu alejkum, lejohet t’ua kthejmë atyre me ue alejkum selam, me qëllim afrimit, davetit apo zbutjes së zemrave të tyre. (Shiko: Zadul Mead të Ibn Kajimit: 2/424, Fetaua Ibni Uthejmin: 3/33, dhe Et Temhid: 17/89).

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:
1. Ndalohet rreptësisht t’u japim të parët selam pabesimtarëve.
2. Nëse na përshëndesin pabesimtarët të parët me selam, lejohet t’u kthejmë duke u thënë: ue alejkum.
3. Nëse kalon pranë një mexhlisi në të cilin janë prezent muslimanë dhe pabesimtarë, lejohet dhënia e selamit, duke përshëndet mexhlisin me: Selamu alejkum.

Fund (Shënim i përkthyesit: Në këtë serial të hytbeve në lidhje me selamin, kam bërë disa shtesa(hadithe, ajete), duke dashur ta kompletojë këtë serial të hytbeve mbi selamin. Allahu e dinë më se miri).

AUTOR: RASHID IBN HUSEJN ABDULKERIM
NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit