-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

MOS E PËRZË TË MJERIN NGA DERA

Më të lexuarat

Dijetari Muhamed Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, thotë: Më tregoi një njeri që kam besim në të, për një burrë që ia kishte pas ndaluar gruas së vet të jep lëmoshë çdo të mjeri që i troket në derë!

Një ditë nga ditët, i trokiti në derë një i mjerë dhe tha: Jam i mjerë, pa rrobe që më mbrojnë nga i ftohti! Gruas i erdhi keq për gjendjen e tij, dhe iu zbut zemra e saj, dhe ia dha tri hurma dhe i dha veshmbathje.

Ndërkohë, burri i saj nuk ishte në shtëpi, kishte pas shkuar në xhami dhe pas namazit qëndroi brenda xhamisë. E zuri gjumi në xhami dhe e pa një ëndërr se kishte pas ndodhur Kiameti. E pa se njerëzit ishin në vështirësi të madhe, nxehtë i madh dhe dielli qëndronte mbi kokat e njerëzve, kurse mbi kokën e tij qëndronte një rrobë, e cila i bënte hije, dhe në të i kishte tri vrima, dhe se erdhën tri hurma dhe i mbushën dhe i plotësuan ato vrima!

Në atë moment, i frikësuar dhe i habitur, u ngrit nga gjumi.

Shkoi në shtëpi dhe ia rrëfeu gruas ëndrrën dhe gruaja menjëherë e kuptoi se kjo ëndërr ka qenë si shkak i hurmave dhe rrobave që i dha si lëmoshë. I tregoi të burrit se çfarë bëri ajo dhe burri i tha: Prej sot, mos e kthe asnjë të mjerë nga dera jonë!

Kjo plotësisht përputhet me hadithin e të Dërguarit të Allahut, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili thotë: “Çdo njeri do të qëndrojë nën hijen e lëmoshës së tij derisa të kryhet llogaria!”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit