4.2 C
Pristina
Saturday, February 4, 2023

Mësimi 6 – Dashuria ndaj Muhamedit, salallahu alejhi ve selem.

Më të lexuarat

Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ ٱقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَآ أَحَبَّ إِلَيْكُمْ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّىٰ يَأْتِيَ ٱللَّهُ بِأَمْرِهِ وَٱللَّهُ لاَ يَهْدِي ٱلْقَوْمَ ٱلْفَاسِقِينَ
“Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.” (Tevbe, 24)

Ebu Hurejra radiallahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut , salallahu alejhi ve selem ka thënë:
فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَالِدِهِ وَوَلَدِهِ
“(Betohem) për Atë në Dorë të të Cilit është shpirti im! Asnjë prej jush nuk do të ketë Iman (të plotë) derisa të jem unë më i dashur tek ai sesa babai i tij dhe fëmija e tij.” (Buhariu)

Enesi radiallahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:
لَا يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَالِدِهِ وَوَلَدِهِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ
“(Betohem) për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im! Asnjë prej jush nuk do të ketë Iman (të plotë) derisa të jem unë më i dashur tek ai se babai i tij, se fëmija e tij dhe se të gjithë njerëzit bashkë.” (Buhariu)

 

Shpjegim:

Dashuria ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij të dominoj mbi çdo dashuri, përndryshe pason dënimi i Allahut.
Askush nuk mundë të pretendoj në dashurinë ndaj tij duke mohuar apo mos pranuar mësimi i tij mbi fenë e Allahut, Islamin. Falja e Allahut dhe dashuria e Tij arrihet vetëm duke e pasuar atë. Dy hadithet e lartpërmendura i tregojnë shumë qartë çdo besimtari se Muhamedi salallahu alejhi ve selem duhet të jetë më i dashur se çdo kush tjetër.

 

Dobi:

Dashuria ndaj Allahut është pasimi i Pejgamberit të Tij.
Duaje Muhamedin salallahu alejhi ve selem më shumë se sa babanë dhe fëmijë tuaj.
Iman i plotë është dashura e plotë e Muhamedit salallahu alejhi ve selem.

 

Allahu im! Më shto dashurinë ndaj Muhamedit salallahu alejhi ve selem.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit