4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Njerëzit në raport me duanë(lutjen) janë dy llojesh

Më të lexuarat

Njerëzit në raport me duanë(lutjen) janë dy llojesh.
Lloji i parë janë ata që ambicien e kanë të dobët dhe kufizohen vetëm me lutjen që i bën dobi në çështjet e kësaj bote. Lloji tjetër janë ata që e lusin Allahun për të mirat e kësaj bote, si edhe për të mirat e botës tjetër.
(Për llojin e parë) Allahu thotë: {Ka disa prej njerëzve që thonë: “Zoti ynë, na jep Ti neve në këtë botë!” Për të nuk ka asgjë në botën tjetër.}. Pra, nuk ka pjesë në botën tjetër dhe nuk i takon, përveç se çfarë lidhet me çështjet e kësaj bote(dynjasë) dhe jetesës në të.
Llojin tjetër, Allahu e përmend duke thënë: {E, ka prej tyre asish që thotë: “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”}. Ky lloj është që i kërkon Allahut nga të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. Të mirat në këtë botë përfshijnë: gruan e mirë dhe besimtare, pasurinë(hallall) të lejuar, furnizimin e madh, mjetin e mirë të transportit, fëmijët e mirë dhe besimtarë etj. .
Kurse nga të mirat në botën tjetër, më e larta është xheneti, kurse më e larta që xheneti ka, është shikimi i fytyrës së Allahut. Prej këtyre të mirave në botën tjetër janë gjithashtu edhe llogaria e lehtë, rëndimi i peshoreve( me vepra të mira), kalimi mbi (sirat) urë etj. .
Kurse fjala e tyre në lutje: {“..dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!”} është lutje për tu mbrojtur prej dënimit me zjarr, që Allahu ta largojë dhe ta ruajë besimtarin nga shkaqet e futjes në të, ku prej shkaqeve më të mëdha janë shirku(idhujtaria) dhe gjunahet. Kuptimi i ajetit është: O Allah na largo dhe na ruaj nga shkaqet e futjes në zjarr!
Kjo dua(lutje) : Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr! – është prej lutjeve më përmbledhëse dhe gjithëpërfshirëse. Kjo ka qenë nga lutjet më të shumta të profetit të Allahut(alejhi salatu ue selam). Prandaj, njeriu duhet ta shpeshtojë këtë lutje dhe t’i mbyllë lutjet me atë.
Pastaj, Allahu përmend shpërblimin e llojit të dytë, duke thënë: {Të tillët kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. Allahu është i shpejtë në llogari.}

Sheh Abdulaziz err-Rraxhihi, Përktheu: Hoxhë Altin Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit