18.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Bayraktar TB2 për Shqipërinë: si vlerësohet nga kompania turke?

Më të lexuarat

Baykar potencon lidhjet shekullore mes dy vendeve

Veç qeverisë, edhe prodhuesi turk i dronëve Baykar ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për eksportin e dronëve me Shqipërinë.

“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për të eksportuar Bayraktar TB2, një mjet ajror luftarak pa pilot”, njoftoi Baykar Technologies në Twitter.

Numri i vendeve në të cilat eksportohen dronët luftarak turk Bayraktar TB2 është rritur në 27, raporton Anadolia.

Haluk Bayraktar, CEO i Baykar, njoftoi në Tëitter se Turqia dhe Shqipëria kanë pasur lidhje të forta që nga kohërat e lashta.

“Ne nënshkruam një kontratë eksporti me Shqipërinë, me të cilën kemi lidhje të forta historike, kulturore dhe njerëzore prej shekujsh”.

Bayraktar ndau edhe foto nga ceremonia e nënshkrimit të kontratës.

Rritja e kërkesës për dronët turq

Kërkesa ndërkombëtare për dronët Bayraktar TB2 dhe Bayraktar Akinci të Turqisë është rritur në të gjithë Evropën që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës në shkurt.

Një numër vendesh, duke përfshirë Ukrainën, Katarin dhe Azerbajxhanin, kanë blerë tashmë drone turq dhe vitin e kaluar Polonia u bë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s që bleu drone nga Turqia.

Droni Bayraktar TB2 konsiderohet vendimtar në konfliktet nga Karabaku në Ukrainë.

Njerëzit në disa vende kanë filluar fushatat e mbledhjes së fondeve për të blerë më shumë dronë të tillë për forcat e armatosura të Kievit për të ndihmuar Ukrainën të luftojë kundër Rusisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit