2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Eksportet turke në Ballkan: afro 19 miliardë dollarë në 11 muaj

Më të lexuarat

Ç’vjen nga Turqia në rajon dhe ku renditen Shqipëria e Kosova

Eksportet turke në Ballkan në 11 muajt e këtij viti janë rritur me 19.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kanë arritur në 18.89 miliardë dollarë. Eksporti më i lartë është bërë në Rumani (5.72 miliardë dollarë), ndërsa rritja më e madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është shënuar në Mal të Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që merr Anadolu Agency nga Asambleja e Eksportuesve Turq (TIM), në 11 muajt e këtij viti janë eksportuar 18 miliardë e 894 milionë dollarë në vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky numër ishte në nivelin 15 miliardë e 857 milionë dollarë, kështu që eksportet në Ballkan janë rritur për 19.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Eksporti më i madh në periudhën e përmendur nga vendet e Ballkanit është bërë në Rumani (5.72 miliardë dollarë), e ndjekur nga Bullgaria (4.85 miliardë dollarë), Greqia (2.6 miliardë dollarë), Serbia (1.58 miliardë dollarë) dhe Sllovenia (1.48 miliardë dollarë).

Eksportet në vendet e tjera të rajonit ishin më pak se një miliard dollarë, Shqipëri (899,66 milionë dollarë), Bosnje (667,35 milionë dollarë), Maqedoni (593,76 milionë dollarë), Kosovë (571,54 milionë dollarë), Kroaci (526,26 milionë dollarë) dhe Mali i Zi ( 142.12 milionë dollarë).

Rritja më e madhe e eksporteve, drejt Malit të Zi

Eksportet drejt Ballkanit janë rritur në nëntë vende në periudhën janar-nëntor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Në dy vende kanë shënuar rënie.

Rritja më e lartë e eksporteve në këtë periudhë është shënuar në Mal të Zi me 46.4 për qind. Pas Malit të Zi, vendi me rritjen më të madhe të eksporteve ndër vendet e Ballkanit ishte Shqipëria me 35.6 për qind.

Eksportet në Rumani u rritën me 30,1 për qind, Bullgaria me 24,2 për qind, Kroacia me 23,6 për qind, Maqedonia e Veriut me 22,7 për qind, Serbi me 20,8 për qind, Kosovë me 18,7 për qind dhe Bosnje dhe Hercegovinë me 17,7 për qind.

Eksportet drejt Greqisë janë ulur me 0,7 për qind, ndërsa eksportet në Slloveni janë ulur me 1,3 për qind.

48.1 për qind e eksporteve në rajon vijnë nga Stambolli

Kur bëhet fjalë për eksportet në vendet e Ballkanit në bazë të qyteteve, më i madhi ishte nga Stambolli dhe arriti në 9.8 miliardë dollarë.

Me këtë shumë, Stambolli përbënte 48.1 për qind të eksporteve prej 18.89 miliardë dollarësh drejt vendeve të Ballkanit.

Sektori i materialeve dhe produkteve kimike arriti eksportin më të madh në Ballkan. Në këtë periudhë, sektori i materialeve dhe produkteve kimike ka eksportuar 3.41 miliardë dollarë në vendet e Ballkanit.

Ky sektor pasohet nga çeliku, industria automobilistike, metalet, energjia elektrike dhe elektronika. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit